LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Rukiqi: Do të ofrojmë partneritet për secilin biznes

18:49 | 19 Dhjetor 2024
R J

Nesër, Lidhja Demokratike e Kosovës, do t’i pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend.

Anëtari i Kryesisë së LDK’së, Berat Rukiqi ka thënë se në këtë takim do t’i prezantojnë projektet kryesore për transformimin ekonomik të Kosovës.

Ai shton se do të ofrojnë partneritet për secilin biznes, të bëhen pjesë e këtyre projekteve.

“Nesër, Lidhja Demokratike e Kosovës parti me orientim të qartë pro-biznes, do t’i mirëpret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, përkatësisht 150 patriotë që krijojnë vende punë, mbushin buxhetin e shtetit dhe krijojnë mirëqenie.

Do t’i prezantojmë projektet kryesore për transformimin ekonomik të Kosovës dhe do të ofrojmë partneritet për secilin biznes, të bëhen pjesë e këtyre projekteve”, shkroi Rukiqi në profilin e tij në Facebook.

Të ngjashme