LDK nënshkruan koalicion me Lëvizjen e Drejtësisë

16:57 | 16 Maj 2017
Arbresh.info

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka nënshkruar edhe zyrtarisht koalicionin me Lëvizën për Drejtësi.

Kjo lëvizje raportohet se është fraksion i Partisë se Drejtësise, e cila ka nënshkruar koalicion parazgjedhor me PDK-në.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes kreu i LDK-së, Isa Mustafa tha se LDK me parterët e saj do të kenë përkrahje të qytetarëve dhe bashkërisht do të dalin triumfues në këto zgjedhje.

“Ne kemi një synim të përbashkët që të zhvillojmë vendin tonë, të krijomë përspektivë për të rinjët dhe një jetë demokratike për të gjithë qytetarët e Kosovës. Jemi të bindur që do të kemi përkrahjen e qytetarëve në këto zgjedhje dhe bashkarisht do të dalim fitimtar”, ka thënë ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme