Dega e LDK-së në Podujevë në zgjedhjet e 9 shkurtit do të garojë me shtatë kandidatë, duke publikuar edhe listën për deputet.
Dega tha se listës i prin kryetari i saj Ekrem Hyseni, ndërsa tha se ajo do të përfaqësohet nga “njerëz të dëshmuar dhe me bagazh politik”.
“Lista e degës së LDK-së në Podujevë do të përfaqësohet nga njerëz të dëshmuar dhe me bagazh politik, profesional dhe kombëtar. Po ashtu edhe llojllojshmëri të profileve, duke respektuar edhe përfaqësimin gjinor”.
Postimi i plotë:
Në mbledhjen e rregullt të Kryesisë së Degës së LDK-së në Podujevë pas një diskutimi me unanimitet të plotë u propozua dhe u votua lista e kandidatëve për deputetë nga dega jonë.
Dega e LDK – Podujevë në listën e përgjithshme të LDK-së do të përfaqësohet me shtatë kandidatë për deputet të cilës i prinë kryetari i degës, dr. Ekrem Hyseni.
Lista e degës së LDK-së në Podujevë do të përfaqësohet nga njerëz të dëshmuar dhe me bagazh politik, profesional dhe kombëtar. Po ashtu edhe llojllojshmëri të profileve, duke respektuar edhe përfaqësimin gjinor.
Kandidatët janë: Dr. Ekrem Hyseni, kryetar i Degës së LDK – së në Podujevë dhe anëtar i Kryesisë Qendrore, Dr. Afrim Tahiri, mjek i shquar dhe veprimtar i LDK-së, Fatlume Jaha, kryetare e Forumit të Gruas LDK – Podujevë, Arjeta Salihu – Abazi, asambleiste dhe anëtare e Kryesisë LDK – Podujevë, Mustafë Abazi, afarist dhe veprimtar i LDK -së në Mërgatë, Valon Demolli, shef i Grupit të Këshilltarëve të LDK – Podujevë dhe anëtar i kryesisë dhe Qendrim Softolli, asambleist dhe anëtar i Kryesisë së LDK-së në Podujevë.
Kjo pa dyshim që është listë fituese dhe bashkë me mbështetjen e strukturave dhe elekoratit rugovistë llapjanë do jetë listë e rikthimit të LDK-së në Podujevë!
Kryeministri Kurti mirëpriti ambasadorin e Turqisë në Kosovë...
Veliaj: Tirana ndriçohet sonte për festat e fundvitit
Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara, Kurti...
E akuzoi qeverinë për djegien e IML-së, Haxhiu i bën thirrje...
Sulmi terrorist në Ibër-Lepenc, arrestohet edhe një person –...
Gërvalla niset për në Bruksel, do të paraqes situatën aktual...