Në ditën e parë të fillimit të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale, Lidhja Demokratike e Kosovës dega në Gjilan, që njëherit ka qeverisur me këtë komunë katër vitet e fundit së bashku me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, ka filluar me kundër akuza ndaj kritikave të opozitarëve.
“Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan, shpreh keqardhjen që partitë opozitare duke u shërbyer me të pavërteta dhe deformim të realitetit po mundohen të mashtrojnë opinionin publik kinse në shëndetësinë primare nuk është punuar asgjë,” thuhet në reagimin e LDK-së.
Pararendësve, që asokohe ishte PDK, sipas LDK-së iu mungon përvoja dhe informacioni, se ku e kanë lënë shëndetësine kur kanë dorëzuar pushtetin.
“Nuk ka mbetur hapësirë e institucioneve shëndetësore ku nuk është intervenuar në renovimin e asaj qe është gjetur, pastaj shtimin e hapësirave te reja, përshtatjen e tyre karshi nevojave të personelit dhe qytetarëve, deri të rregullimi edhe i ambienteve te jashtme.
Sipas LDK-së, është investuarnë aparaturë, mjete të punës për çdo mjek, uniforma për personelin, rritjen e mundësive teknike në stomatologji, sistemin e informimit shëndetësor, parkun e automjeteve.
“Nën qeverisjen e LDK’së në Gjilan, është arritur qe kontrollet sistematike të fëmijëve në shkolla dhe programin e dezinsektimit të ambienteve të kaloj në rutinë të planifikimit dhe implementimit sa që nuk trajtohen më si problem. Vizitat në shtëpi dhe shërbimet tjera sa më afër qytetarëve, kane rezultuar me mbi 5000 shërbime, gje që dikur as që mund të imagjionohej.”
Pas punës së madhe, që thonë se e kanë bërë për këto katër vite ka një ‘happy end’.
“Pra, LDK në krye me Lutfi Hazirin e ktheu në normalitet shëndetësinë primare, duke i dhënë prioritetin e parë të qeverisjes.”
/arbresh.info/
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...