Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, struktura të degës në Mitrovicë dhe familjarë kanë nderuar jetën dhe veprën e atdhetarëve të shquar, Prof. Latif Berisha dhe Agim Hajrizi, në Akademinë Përkujtimore organizuar nga dega e LDK-së në Mitrovicë.
Sipas njoftimit, në këtë Akademi, nënkryetarët, Gazmend Muhaxheri e Lutfi Haziri si dhe kryetari i LDK-së dega në Mitrovicë, Gëzim Plakolli ndanë mirënjohje post-mortem për prof. Latif Berisha dhe Agim Hajrizi, shkruan Arbresh.info.
“Më 24 mars, në ditën kur po agonte shkëndija e lirisë së Kosovës, në shtëpitë e tyre i vranë veprimtarët e lirisë, demokracisë dhe pavarësisë, Prof. Latif Berisha dhe Agim Hajrizi. Pikërisht në natën e fillimit të bombardimeve të NATO-s, kur dhe po ngjallej shpresa për liri e çlirim, po ajo natë mori me vete jetën e dy figurave kryesore të qytetit të Mitrovicës”, njofton LDK.
Prof. Latif Berisha ishte poet, profesor, studiues dhe veprimtar politik i shquar. Andaj, kontributi i tij në jetën krijuese dhe profesionale në arsimim të gjuhës shqipe në vendin tonë, është shembull për gjeneratat ndërvite.
Agim Hajrizi si Kryesues i Sindikatës së Kuvendit, shërbeu në këtë detyrë në orët më të rënda në Kosovë. Hajrizi ishte atdhetar, ekonomist e po ashtu edhe sindikalist në shërbim të çështjes kombëtare,.
“Jeta dhe vepra e Prof. Latif Berishës dhe Agim Hajrizit do të kujtohen gjithmonë si figura emblematike, aktivistë dhe veprimtarë të jashtëzakonshëm të Mitrovicës e Kosovës. Lavdi jetës dhe veprës së prof. Latif Berisha dhe Agim Hajrizi!”, thuhet në këtë njoftim./Arbresh.info/
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...