Google ADS

LDK mund ta kërkojë postin e kryeministrit nga Vetëvendosje

00:48 | 16 Qershor 2017
Trina Galanxhi

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Muharrem Svarqa ka thënë se ata si subjekt politik në asnjë formë nuk shkojnë në bashkëqeverisje me koalicionin PAN.

“Unë i binden vullnetin të elektoratit për kundërshtim të koalicionit me PDK”, ka thënë Svarqa, njofton Klan Kosova.

“Natyrisht që ne nuk kemi arsye të kthehemi në gjendjen e mëparshme”, ka pohuar ai në “Ora e Fundit”.

Svarqa ka thënë se duhet mësuar që marrëveshjet e nënshkruara të respektohen, duke folur për koalicionin e fundit me PDK, të cilët e votuan mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Mustafa.

“Në mënyrë indirekte mund të nënkuptohet se jemi të hapur për Vetëvendosjen”, është deklaruar Svarqa, që është edhe kryetar i Komunës së Ferizajt.

Ai ka thënë se Vetëvendosjes mund të ia kërkojnë postin e kryeministrit si kusht për shkuarje në qeveri me ta.

“Besoj se do të ishte normale që të kërkohet posti i kryeministrit, pasi Vetëvendosje nuk ka përvojë në qeverisje”.

“Do të ishte mirë edhe për demokracinë dhe ky është mendim imi personal”, ka theksuar ai.

Më tej ka thënë se janë të gatshëm që si LDK të rrinë edhe në opozitë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme