LDK me mocion për zbardhjen e vrasjeve të pasluftës

15:04 | 22 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Lidhja Demokratike e Kosovës ka përpiluar një mocion përmes së cilit ka kërkuar nga organet e drejtësisë të merren me zbardhjen e vrasjeve që kanë ndodhur pas luftës.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka dënuar gjatë seancës së sotme gjuhën e urrejtjes dhe fyese të përdorur nga nënkryetari i OVL-së së UÇK-së Nasim Haradinaj, shkruan arbresh.info.

“Kuvendi kërkon nga institucionet e drejtësisë të marrin masat e nevojshme që këto çështje të trajtohen me prioritet, pasi që vetëm zbardhja e krimeve garanton drejtësi në shtet dhe kërkoj nga kuvendi të mbështes këtë mocion”, ka thënë Hoti./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme