Grupi i Parlamentar i LDK-së në një konferencë për medie ka folur për parregullësit në sistemin shëndetësor.
Doktor Haxhi Avdyli nga LDK ka thënë se ligjet më të rëndësishme ende nuk janë në agjendë legjislative të MSH.
“Në agjenden legjislative për vitin 2019 do të vije vetëm ligji për shëndetësi dhe jo ligji për sigurime shëndetësore. Kjo tregon se kjo Ministri është jo serioze. Vet ardhja e ligjit për shëndetësi e jo për sigurime shëndetësore tregon më së miri se si ligjet më të rëndësishme nuk vijnë në fillim. Ministri i Shëndetësisë manipulon me projekte që janë kryer gjatë vitit të kaluar por nuk e thotë që janë nisur shumë më herët. Po ashtu nuk tregon se si ndodhi që projekti i madh i Qendrës Emergjente nuk filloi gjatë vitit 2018 me asnjë investim të vetëm, ndërsa këtë vit është thënë se do të ketë disa investime tjera”, ka thënë ai.
Avdyli ka thënë se ligji për paga i miratuar ka bërë kaos tek mjekët e infermierët.
“Nuk kemi asnjë projekt për spitalin e Prishtinës e as për rajonet tjera. Po ashtu ligji për paga ka shkaktuar parregullësi te punëtorët shëndetësor, konkretisht tek infermierët që nuk janë graduar sa duhet. Kjo po stimulon ikjen e infermierëve, andaj kjo rritje jo transparente që është bërë në SHKSUK ku administratës u është rritur paga duke kaluar edhe pagat e kirurgëve ka shkaktuar kaos të madh, kjo duhet të ndalet”, ka thënë ai, raporton arbresh.info.
Deputeti Naser Rugova ka thënë se sistemi shëndetësor është në kolaps.
“Manipulimet e opinionit nga ky ministër i facebook dhe tendencat që projektet e dy viteve më parë t’ia adresoj vetës, janë si pasojë e mosdijes së tij. Sistemi shëndetësor i Kosovës është në kolaps. Ministri Uran Ismajli në dhjetor të vitit të kaluar ka deklaruar se e ka ndalë korrupsionin në MSH duke ndërprerë kontrata milionëshe, por pas një muaji kemi të gjetura faktike që dalin nga raporti i auditimit që po ky ministër me vartësit e tij kanë nënshkruar kontrata për barna me 300% të shtrenjta. Të gjeturat skandaloze janë dy kontrata të lidhura me procedura të negociuara për artikuj medicinal me çmime të shtrenjta, thuhet në raportin e auditimit të brendshëm. I bëjë ministrit ta lejë facebookun dhe selfiet duke bërë edhe me pacient që nuk i lejohet, e t’i kthehet punës”, ka thënë ai./arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/315279859122021/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...