Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot një takim me anëtarë e simpatizantë në qytetin e Obiliqit.
Salla e shtëpisë së kulturës “Xhavit Haziri” ishte e mbushur, derisa para të pranishmëve kryetari i këtij subjekti politik, Lumir Abdixhiku, thase ndryshimi i madh në Kosovë, po vjen.
“Bëhuni gati për një Kosovë më ndryshe nga 9 shkurti”, deklaroi Abdixhiku
“Kjo frymë e jashtëzakonshme, është e pazakontë, por po bëhet e zakonshme në tubimet tona. Turneu i ndryshimit është demonstrim i një momentumi të mirë politik nëpër të cilën po kalon LDK-ja. Kur ka kërkesë të tillë nga qytetarët e Kosovës dhe përgjigja jonë është fare e thjeshtë “ndryshimi po vjen, bëhuni gati për një Kosovë më ndryshe nga 9 shkurti”, tha ndër të tjera kreu i kësaj partie.
“Siç po shihet nga këto tubime, LDK-ja ka mbështetje të gjithë popullore, në çdo qytet, në çdo anë, ka program të mirë politik dhe ka një ekip fantastik, më të mirët në çdo komunë, në çdo qytet”, shtoi Abdixhiku.
Nga ana tjetër, kryetari i kësaj komune, njëherit edhe i degës së LDK-së në Obiliq, Xhafer Gashi, u shpreh se me këtë frymë pro Lidhjes Demokratike të Kosovës, është e qartë se Qeverisë aktuale po i vjen fundi.
Kurti: Kemi rritur pensionet dy herë gjatë mandatit
“Boll more më”, Xheneta me ashpërsi i kthehet Rovenës, ja re...
Begaj viziton Mirditën, inkurajon binjakëzimin dhe bashkëpun...
Fitojnë Drita e Ballkani
Pak çerdhe, pak punë për gra
Meloni: Rusia përbën rrezik në shumë plane ndaj sigurisë së ...