Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, njëherësh kryeministër i Republikës së Kosovës, bashkë me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie, dhe shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, kanë takuar sot Grupin Parlamentar të LDK-së.
Në takim, përveç tjerash, u diskutua edhe për proceset politike aktuale, në veçanti për procesin e ratifikimit të Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi.
“LDK-ja dhe Grupi Parlamentar rikonfirmuan unitetin e plotë për këtë dhe çështje të tjera me rëndësi jetike për qytetarët e Kosovës si dhe për fuqizimin e partneritetit me SHBA-të dhe BE-në,” thuhet në komunikatën e LDK, shkruan arbresh.info.
LDK-ja, si edhe deri më tani, thotë se do të jetë garancia kryesore në mbështetje të interesave të qytetarëve dhe të shtetit të Kosovës.
“Në vijim të takimit, ku ishin të pranishëm vetëm kryeministri Isa Mustafa dhe deputetët e LDK-së, Grupi Parlamentar i LDK-së vlerësoi lartë punën dhe përkushtimin e vazhdueshëm të Qeverisë sidomos në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar,” thuhet aty.
Deputetët e LDK-së bëhet e ditur se i kërkuan kryeministrit që Qeveria të procedojë Marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi për ratifikim në Kuvend menjëherë pas seancës së nesërme, në të cilën do të diskutohet mocioni i ngritur nga subjektet opozitare./arbresh.info/
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...
“Komorani dhe Tirana”, Vullneti ngacmon Drilonin për Sarën
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju