Caktimi i mandatarit për kryeministër dhe koalicioni i mundshëm me Lëvizjen Vetëvendosje do të jenë dy temat e nxehta të cilat do të diskutohen në mbledhjen e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Kjo mbledhje sipas burimeve të sigurta të Gazetës Express brenda LDK’së do të nisë të hënën në orën 14:00, dhe do të mbahet në selinë qendrore të partisë.
Ky takim i strukturave të LDK’së vjen një ditë pas mbledhjes së parë të Kryesisë së LDK’së qe u mbajt të shtunën, e në të cilën nuk morën pjesë kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri dhe ai i Podujevës, Agim Veliu.
Haziri e Veliu thuhet të jenë hidhëruar me faktin se partia ka vendosur që të nominojë Vjosa Osmanin si kandidate për kryeministre.
Ndërkohë mbetet të shihet nëse do të marrin pjesë në mbledhjen e nesërme të Kryesisë së partisë.
Sveçla në Samitin për Digjitalizim në Estoni: Siguria Kibern...
Anisa ironizon me Gresën: A përlahem sot?
Arabia Saudite do të investojë 500 miliardë dollarë në turiz...
Çështjet ligjore ndaj Presidentit të zgjedhur Donald Trump, ...
SPAK sekuestron dy vilat në pronësi të Monika Kryemadhit dhe...
Policia patrullon në veri, me fokus në sigurinë e trafikut r...