Miratimi i vendimit të ZRRE-së, për rritje të çmimit të energjisë elektrike u bë shkas që kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku të mbaj konferencë për media.
Duke numëruar një nga një sipas tij dështimet e Kryeministrit Kurti që nga ardhja në pushtet, Abdixhiku tha se për këtë çështje kanë filluar ti mbledhin nënshkrimet për seancë të jashtëzakonshëm, raporton arbresh.info.
“Qytetarët do të paguajnë dyfish më shumë tarifën e shtrenjte. Ndryshimet simbolike të ZRRE-së, injorojnë brengen tonë. Dëgjimi publik i ZRRE-së është bërë mjet kamuflimi i Qeverisë. Të dy propozimet janë të njëjta më pasojat e Qeverisë për shoqërinë. Qeveria Kurti refuzon të trajtoj të barabard të gjitha familjet në Kosovë. Qeveria dhe ZRRE bashkërisht bëjnë diskriminim. Qeveria rrit çmimet në njërën ana e takson më shumë në anën tjetër. Nga kjo krizë Qeveria do të mbledh më shumë tatime. Reagimi dhe refuzimi i Qeverisë po e krijojnë krizën më të rende energjetike në Kosovë. Zgjidhje të mirë nuk mund të japë një Kryeministër që thotë ku ti gjejë paret për buxhet. Në vitin e parë të qeveris ai po ajpë çmimet më të larta për qytetarët.Ne kemi nisur mbledhjen e nënshkrimeve për një seancë të jashtëzakonshëm për këtë çështje”, tha Abdixhiku.
Zyra e Rregullatorit për Energji ka njoftuar se tarifat e reja që u miratuan sot do të hyjnë në fuqi nga nesër dhe se do të aplikohen deri më 31 mars të vitit të ardhshëm.
Me miratimin e këtyre tarifave, konsumatorët që shpenzojnë mbi 800 kwh energji do të përballen me shtrenjtim të energjisë.
Këta konsumatorë do të duhet të paguajnë 5.9 centë për tarifën e ultë dhe 12.52 centë për tarifën e lartë./arbresh.info/
Kryeministri rumun pranon se Kosova luajti mirë, por thotë s...
Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut: Mbledhja e pë...
Ahmeti, Qeverisë së Kosovës: Mos heshtë për shqiptarët në RM...
Të paktën 11 të vrarë, 89 të plagosur nga sulmi rus në Ukrai...
4.9 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura në Shqipëri, Kumba...
Fshehën kokainën në lëkurë të kafshëve, të dyshuarit dalin s...