Partia opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka dalë me një reagim në të cilin thuhet se i demanton deklaratat e pavërteta të Qeverisë së Kosovës se e njëjta është duke e luftuar korrupsionin.
LDK përmes një deklarate për media thotë se është duke e përcjellë me llupë çdo keqpërdorim të pushtetit, sipas tyre, po tentojnë të turbullojnë pamjet e vërteta.
Deklarata e plotë e LDK-së:
Lidhja Demokratike e Kosovës demanton deklaratat e pavërteta të Qeverisë së Kosovës se e njëjta është duke e luftuar korrupsionin. LDK është duke e përcjellur me llupë çdo keqpërdorim të pushtetit të cilët po tentojnë të turbullojnë pamjet e vërteta, e me çdo kusht po shfrytëzojnë propagandën sepse kaq dijnë; pra janë të aftë vetëm për propagandë. Megjithëse për javë të tëra LDK ka analizuar fenomenin e kontratave sekrete, ka kërkuar përballje në Kuvend dhe kërkoi themelimin e Komisionit Hetimor; pushteti ikë. Përveç se ikë ata po shfrytëzojnë mekanizma e informata propaganduese vetëm e vetëm të fshehin korrupsionin e madh që i ka mbuluar institucionet tona.
Sipas listës së Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik për vetëm 3 vite qeverisje, pushteti ka dhënë plot 781 tenderë sekret, që do të thotë ka dhënë tenderë sekret në vlerë prej 209 milionë euro. Pra çdo ditë pune pushteti jep 1 tender sekret. Kjo është e vërteta, dhe jo vetëm kaq.
LDK vlerëson se rritja e tenderëve sekret gjatë këtij mandati është shumë shqetësues për shkak të keqpërdorimit të parasë publike. Nga viti i parë sa ishte 30 milionë euro, në vitin e dytë u bënë 70 milionë; përderisa në vitin e tretë janë bërë gjithsej 109 milionë euro. Ndërsa vetëm gjatë javës së fundit janë nënshkruar 7 tenderë sekret, në vlerë prej 4.1 milionë euro. Nga 781 tenderë sekret, tani janë 788, ndërsa nga 209 milionë euro, tashmë janë 213 milionë euro. Pra nga 1 milionë euro në ditë po i jep kjo Qeveri.
LDK vlerëson se është e domosdoshme të sqarohet përdorimi i parasë publike, përderisa paaftësia qeverisëse po i kushton qytetarëve tanë. LDK propagandën e kësaj Qeverie e demaskon me publikimin e shifrave zyrtare, në këtë rast sipas listave nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik./Arbresh.info
Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgj...
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u sh...
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...