Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Jeta Statovci ka kërkuar që të shtohet një pikë ne rendin e ditës.
Ajo në emër të gjashtë deputetëve nënshkrues, ka kërkuar që të shtohet një pikë e rendit të ditës.
“Në emër të gjashtë deputetëve nënshkrues, kemi parashtruar një shkresë ku kemi kërkuar që të shtohet një pikë e rendi të ditës. Pika e cila propozohet është shqyrtimi i projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare për pjesëmarrjen e Kosovës në Bashkimin Evropian, Evropa digjitale 2021-2027, ndërmjet Kosovës dhe BE-së”, tha Statovci.
Ndërsa, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi e ka kundërshtuar propozimin e saj, duke thënë se është i palogjikshëm.
“Propozimi për plotësimin e rendit të ditës është i palogjikshëm, dhe i paarsyeshëm sepse deputetët nuk e kanë pa materialin, për ne është e palogjikshme, ne do të votojmë kundër”, tha Gashi./Arbresh.info/
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë