Google ADS

LDK kundërshton heqjen e Demarkacionit nga rendi i ditës

12:03 | 5 Shkurt 2018
Arbresh.info

Avdullah Hoti është deklaruar për media pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, raporton arbresh.info

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës ka thënë se shumica e koalicionit qeverisës vendosen që me largua nga rendi i ditës demarkacionin me Malin e Zi.

“Shumica vendosën ta shtyjnë këtë pikë, nuk e caktuan kohën. Është për keqardhje. E thamë në Kryesinë e Kuvendit dhe kemi kërkuar që kjo pikë të renditet në pikën e rendit të ditës në seancën e së enjtes. Po bëhen tre vjet që kjo çështje nuk po mund të kalojë. Unë besoj që kështu nuk mund të vazhdohet më tutje, vendit i duhet një qeveri e re”, ka thënë Hoti/Arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1682173745181044/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme