Google ADS

LDK kundër Thaçit: Dialogun me Serbinë duhet ta udhëheq Qeveria e jo Presidenti

13:17 | 1 Korrik 2017
Arbresh.info

Lidhja Demokratike e Kosovës e cila udhëhiqet nga Isa Mustafa, veprimin e fundit të Presidentit Thaçi që ta përfaqësojë i vetëm Kosovën në bisedimet e Brukselit po e sheh si jo serioz. LDK po thotë se Thaçi me këtë veprim po i realizon interesat e tija personale.

LDK thekson se dialogu i Brukselit në mes të Kosovës dhe Serbisë, duhet të udhëhiqet nga Qeveria e Kosovës e jo nga presidenti Thaçi.

Kjo është komunikata e plotë e LDK’së

Lidhja Demokratike e Kosovës po përcjellë me shqetësim përpjekjet e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, që duke iu imponuar presidentit serb, Vuçiq, të jetë pjesë e dialogut në Bruksel, me synim të realizimit të interesave të tij personale, e jo shtetërore. LDK-ja konsideron se Thaçi, duke u implikuar drejtpërdrejtë në fushatë zgjedhore, ka dëshmuar se nuk e përfaqëson aspak unitetin e popullit të Kosovës, por vetëm partinë e tij.LDK thekson se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë si dy shtete të pavarura, i ndërmjetësuar nga BE-ja e me praninë e pazëvendësueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duhet të udhëhiqet nga Qeveria e Kosovës që do të dalë nga zgjedhjet e 11 Qershorit, pasi që edhe çështjet të cilat trajtohen janë në kompetenca kushtetuese të ministrive përkatësisht Qeverisë e jo Presidentit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme