Lidhja Demokratike e Kosovës ka vazhduar me akuza ndaj liderëve shtetërorë pa dallim, në lidhje me vazhdimin e dialogut dhe udhëtimin e tyre në Bruksel, kur nesër do të takohen me Mogherinin.
Në një komunikatë për media LDK-ja ka bërë të ditur se Thaçin, Veselin, Haradinajn e zyrtarët tjerë që nesër do të takohen me Mogherinin, i lidh vetëm mbetja në pushtet.
“Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson se drejtuesit e institucioneve aktuale dhe individët e tjerë të infiltruar në pushtet për kusure politike, të cilët pritet të udhëtojnë në Bruksel, nuk kanë autoritet, nuk kanë legjitimitet dhe as mbështetje popullore që ta përfaqësojnë Republikën e Kosovës në dialogun me Serbinë. LDK konsideron se ky grup njerëzish të cilët i lidh vetëm mbetja në pushtet, e të cilët nuk përfaqësojnë më shumë se 40 % të qytetarëve, nuk i bëjnë nder dhe nuk mund të flasin e të marrin vendime në emër të qytetarëve të Kosovës, duke mos pasur mbështetjen e Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Partia e Isa Mustafës fillimisht po kërkon zgjedhje të reja nacionale, e pastaj vazhdimin e fazës finale të dialogut.
“LDK konsideron se vetëm zgjedhjet e reja nacionale mund të prodhojnë institucione legjitime për të quar përpara të gjitha proceset e rëndësishme për shtetin si dhe për të ndaluar degradimin e plotë institucional, politik e ekonomik që e ka pllakosur Kosovën. Lidhja Demokratike e Kosovës mbështet procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE dhe SHBA për normalizimin e relacioneve mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Por, ky proces, mund të qohet përpara vetëm nga institucionet legjitime të dala nga zgjedhjet e reja, të lira dhe demokratike, si dhe me një konsensus të gjerë institucional, politik e shoqëror”, përfundon komunikata e LDK-së.
Veç takimit me Mogherinin, presidenti i vendit nesër do të takohet edhe me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq. /arbresh.info/
“Turneu i Ndryshimit” do të mbahet edhe në Zvicë...
Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e a...
Costa: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, forcon paqe...
Gruda: Nuk kemi pasur forcë më herët për ta rrëzuar këtë qev...
Incidenti me flamurin, Siljanovska: Mosrespektimi i simbolev...
“Foto e Ditës”, Rama nderon Dëshmorët e Atdheut