LDK kërkon themelimin e komisionit hetimor parlamentar për kontratat njëburimore të Qeverisë Kurti

16:55 | 20 Mars 2024
E.H

Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar themelimin e komisionit hetimorë parlamentar për kontratat njëburimore të Qeverisë Kurti.

Përmes një komunikate për media, LDK akuzon Qeverinë se kanë nënshkruar 781 kontrata njëburimore në vlerë prej 209 milionë euro, përcjell Arbresh.info.

“Qeveria e Kosovës dhe menaxhmenti i Telekomit obligohen të japin llogari për këto kontrata dhe të sqarojnë nëse janë ndjekur procedurat ligjore të prokurimit publik për secilën. Rritja e numrit të kontratave direkte gjatë këtij mandati është shqetësuese për shkak të mundësive të keqpërdorimit të parasë publike”, thuhet në komunikatë.

“Prandaj, Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar themelimin e komisionit hetimor parlamentar për të gjitha kontratat direkte të kësaj qeverie. Ne do t’i shfrytëzojmë të gjitha mekanizmat institucional ligjor e kushtetues deri në zbardhjen e të gjitha rasteve ku ka dyshime për keqpërdorim. Njëkohësisht, kërkojmë nga pushteti që të mos i shfrytëzoj ndërmarrjet publike si mjete për propaganda partiake, por të përballet me ne aty ku e ka vendin – në Kuvend”, thuhet në komunikatë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme