Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar që të mbahet seancë e jashtëzakonshme për ikjen e të rinjve nga Kosova.
Këtë e ka bërë të ditur deputeti i LDK-së, Fidan Rekaliu përmes një postimi në facebook, shkruan arbresh.info.
Rekaliu ka shkruar se ikja e të rinjve nga Kosova është fakt shqetësues.
“Të nderuar qytetarë, prej se kam marrë mandatin e deputetit, gjithmonë jam angazhuar për t’i adresuar hallet, problemet dhe shqetësimet e qytetarëve të vendit tim, në instancën më të lartë të përfaqësimit qytetar. Kohët e fundit të gjithë jemi dëshmitarë se shumë qytetarë, veçanërisht të rinj nuk po lënë rrugë pa shfrytëzuar, për të ikur nga Kosova në kërkim të një jete më të mirë dhe më të dinjitetshme. Ky fakt shqetësues më ka prekur shumë, sepse hallet dhe problemet e të rinjëve kanë qenë prioritet i punës dhe angazhimit tim ndër vite”, ka shkruar ai.
Deputeti i LDK-së përmes seancës kërkojnë të bëhet presion te Qeveria për përmirësimin e kësaj gjendje.
“Të dashur miq, Raportet e fundit tregojnë për rritje të numrit të qytetarëve të Kosovës të cilët po dëshirojnë të largohen nga vendi. Andaj për të diskutuar për këtë çështje, me përkrahjen e edhe të kolegëve të tjerë deputetë kemi inicuar debat parlamentar me temën “Zbrazja e vendit nga të rinjët, si rreziku më i madh që i kanoset Kosovës pas luftës”. Ky është një shqetësim që na preokupon të gjithëve, andaj shpresoj që të adresohet sa më fuqishëm në mënyrë që të bëjmë presion te Qeveria e Kosovës për të hartuar plane dhe strategji konkrete për përmirësimin këtë gjendje”, ka përfunduar Rekaliu./Arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...