LDK kërkon që Qeveria Kurti të deklarohet në Kuvend rreth marrëveshjes së Washingtonit

11:22 | 1 Korrik 2021
L G

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka kërkuar që javën e ardhshme në seancë të diskutohet për qëndrim e qeverisë karshi marrëveshjes së 4 shtatorit të nënshkruar në Washington.

Pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë, Arben Gashi nga kjo parti ka thënë se marrëveshja e 4 shtatorit duhet të implimentohet.

” Ne mesin e javës se ardhshëm pritet të mbahet seanca e re dhe ne mesin e diskutimit pritet të jetë edhe marrëveshja e 4 shtatorit e nënshkruar në Washington nga Avdullah Hoti. Ne kemi kërkuar këtë debat në mënyrë që të dimë se çka ka bërë Qeveria deri tash dhe a ka fillu ti implementojë këto marrëveshje pasi kjo marrëveshje duhet të zbatohet. Ne e kemi të pa çart deri tash se cili është qëndrimi i qeverisë në këtë çështje”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme