Kryetarja e Forumit të Gruas në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku-Sadriu, ka kërkuar seriozitet nga Qeveria në luftën ndaj dhunës ndaj grave.
Në një konferencë medie sot për nder të 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Lushaku ka thënë se ky seriozitet dhe vullnet politik, ka munguar në dy vitet e qeverisjes së kryeministrit Kurti.
“Kërkojmë një seriozitet nga ana e qeverisë se kërkohet një qasje serioze edhe strukturore edhe institucionale edhe përtej kërkohet vullnet politik, këtë vullnet po e shohim si mungesë në dy vitet e fundit përderisa nuk ka asnjë politikë të veçantë që adreson edhe rritjen e përkushtimit të masave të cilat do të rritnin edhe pranueshmërinë e grave edhe në treg të punës por edhe masa të menjëhershme që do adresonin dhunën ndaj grave. Bëjmë thirrje që të rritet efikasiteti dhe trajtimi me prioritetet i rasteve ndaj dhunës edhe nga sistemi gjyqësor, ne dëshirojmë që gratë në Kosovë të ndihen të lira, të kenë një mirëqenie sociale, pavarësi ekonomike dhe si LDK do të prezantojmë politika që do ta avancojnë pozitën e gruas pikërisht për pavarësinë e saj ekonomik”, tha ajo.
Duke treguar për rritjen e numrit të rasteve të dhunës në familje si dhe gratë e vrara, ajo kërkoi ndërhyrje të menjëhershme nga gjyqësori, teksa theksoi se Qeveria vazhdon të mos ndërmerr politika adekuate që do e trajtonin këtë çështje.
“Kjo është një situatë që kërkon ndërhyrje imediate për sistemet e drejtësisë, rendit dhe ligjit kërkon politika adekuate që e shpallin dhunën në familje si të patolerueshme. Nga viti 2021 nga 1985 viktima gra në familje kemi pasur dy të vrara ndërsa në vitin 2022 ka pasur rritje nga 2055 dhe tri gra të vrara. Asnjë masë të ndërmarrë imediate asnjë masë të sigurisë në institucionet publike… Shteti ynë dhe institucionet përkatëse nuk i kanë nxjerr mësimet që të ndërmarrim masa konkrete për adresimin e vrasjeve. Vrasja duhet jetë emergjencë kërkon politika emergjente nga shteti jonë dhe institucionet gjyqësore edhe policore por edhe politike”, tha ajo.
LDK e shprehu si shqetësim edhe numrin e vogël të grave në tregun e punës, kjo sipas tyre, ka ndodhur si rezultat i politikave jo të mira nga Qeveria tash e dy vjet.
“Vetëm 16% e grave në Kosovë janë aktive në tregun e punës dhe kjo tregon shumë për një diskrepancë nga 45% që janë burra aktiv në tregun e punës dhe kjo flet faktikisht për politika jo adekuate që ka shteti ynë. Në dy vitet e fundit kemi qenë dëshmitarë të mos ndërhyrjes së shtetit në kuptimin e prodhimit të politikave adekuate për të adresuar këtë çështje. Ka pasur premtime se do të bëhen edhe ndryshime ligjore për të adresuar barazinë me grave edhe sa i përket pagesës për punën e njëjtë ua them se 20% gratë janë të diskriminuara të papaguara njëjtë karshi burrave dhe kjo kërkon një politikë dhe adresim të menjëhershëm nga ana e qeverisë“, theksoi Lushaku-Sadriu.
Më tej, ajo ka përmendur edhe mungesën e të drejtës për trashëgimi familjare, gjegjësisht të pronës në familje./arbresh.info
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...