Deputetët e opozitës fajin për mos votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare po ia hedhin shefit të ekzekutivit në Qeverinë e Kosovës, Albin Kurti, i cili, sipas tyre, me kryeneçësinë e tij dhe duke mos qenë konstruktiv me opozitën, ka bërë që të bllokohet kalimi i këtyre marrëveshjeve.
Besian Mustafa nga Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK), thotë se partia e tij është e gatshme t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare, përveç asaj me OPEK.
Mustafa për Arbresh.info thotë se Kosova duhet të largohet nga modeli financiar, apo i menaxhimit të financave publike perëndimore për të kaluar ajo e Lindjes së Mesme.
Por, për deputetin Mustafa, kryeministri Kurti, duke mos i pasur 80 vota në Kuvend, nuk po arrin të jetë konstruktiv me grupet e tjera opozitare për t’i votuar ato.
Deputeti i LDK-së thotë se nuk ka afate të ngurta sa i përket kalimit të marrëveshjeve me qeveritë dhe shtetet e ndryshme në Kuvend, por, kritikon kolegët e tjerë opozitar, duke theksuar se kjo është një qasje e mirë.
Ai kërkon nga të gjitha partitë që të votohen këto marrëveshje në parim.
“Nuk mendoj se është një qasje e mirë. Prandaj unë mendoj se të gjitha partitë politike pavarësisht se a janë në pushtet apo opozitë duhet në parim t’i votojnë marrëveshjet ndërkombëtare përveç atyre rasteve specifike ku nuk pajtohen me qasje”, pohon Mustafa.
Njëjtë si deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, edhe deputetët e PDK-së dhe AAK-së i shohin të dëmshme këto inate politike që kanë me Qeverinë Kurti. Por, ata fajësojnë kreun e Qeverisë, duke pohuar se nuk po dëshiron bashkëpunim me opozitën.
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare e lidhë me sanksionet që tashmë janë vendosur nga Bashkimi Evropian.
Sipas tij, tashmë Kosova është politikisht dhe ekonomikisht e sanksionuar, edhe nëse votohen këto marrëveshje, sipas tij nuk mund të implementohen shkaku i sanksioneve.
Por, Shala ka një kërkesë thelbësore për kryeministrin Kurti dhe partinë së tij .
Sipas tij, zgjidhja e vetme e këtij ngërçi, është të caktohet data e zgjedhjeve.
“Tashmë Kosova është e sanksionuar dhe kërkojmë heqjen e sanksioneve, si dhe caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Në momentin që e dimë datën e zgjedhjeve ne do t’i votojmë marrëveshjet ndërkombëtare”, shprehet Shala.
Njëjtë si PDK mendon edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
Deputeti i kësaj partie, Pal Lekaj, thotë se edhe marrëveshjet e tjera prej mbi 800 milionë euro janë votuar, por ende nuk kanë nisur të implementohen nga Qeveria Kurti 2./Arbresh.info/Pleurat Salihu/
Kadrijaj e AAK-së komenton skandalet me subvencione në Minis...
Osmani e Maqedonci takuan Bauerin, flasin për përkushtimin e...
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...