Google ADS

LDK kërkon interpelancë ndaj ministres Hoxha për MSA-në

14:20 | 24 Maj 2018
Arbresh.info

Grupi parlamentar i LDK-së ka dorëzuar kërkesën për interpelancë për ministren e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha lidhur me zbatimin e Programit Kombëtar për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit.

Lajmin e ka bërë të ditur shefi i grupit parlamentar të kësaj partie, Avdullah Hoti përmes një publikimi të bërë në rrjetin social Facebook.

“Është shqetësues niveli tepër i ulët i zbatimit të këtij plani. Me këtë dinamikë do të mbesim shumë prapa. Kryeministri në vend që të zbatojë këtë plan dhe të përmbush kushtet për liberalizim të vizave, merret me konspiracion dhe gjuan përgjegjësinë tek opozita për shtyrjen e vendimit për liberalizim të vizave”, ka shkruar ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme