Google ADS

LDK kërkon hetime për raportin e auditorit në Komunën e Prizrenit

09:31 | 3 Shtator 2020
Arbresh.info

Dega e LDK-së në Prizren po kërkon hetim nga Prokuroria lidhur me të gjetura e raportit të auditorit.

Në një njoftim për media kjo degë thotë se qeverisja lokale në këtë qytet po degradon në përmasa shqetësuese, duke nisur nga mungesa e transparencës deri tek punësimet partiake, shkruan portali arbresh.info.

Sipas tyre raporti i auditorit nxjerr në sipërfaqe shumë rekomandime për qeverinë lokale, brenda të cilave janë shumë parregullsi që në fakt janë keqmenaxhim (edhe i qëllimshëm për përfitime personale) i parasë së taksapaguesve.

Kjo është komunikata e plotë

Qeverisja lokale në Prizren, po degradon në përmasa shqetësuese që nga mungesa e transparencës, punësimet ekstreme partiake deri te keqpërdorimi i mjeteve të takspaguesve përmes papërgjegjësisë së zyrtarëve Komunal dhe keqmenaxhimit të parasë së takspaguesve me tenderë të dyshimtë që duhet të hetohen nga prokuoria për tu vënë para drejtësisë keqpërdoruesit.

Raporti i auditorit, nxjerr në sipërfaqe shumë rekomandime për qeverinë lokale, bernda të cilave janë shumë parregullsi që në fakt janë keqmenaxhim (edhe i qëllimshëm për përfitime personale) i parasë së taksapaguesve, të cilat nëse flasim me gjuhën e raportit të auditori për 23 herë e kanë përkeqësuar qeverisjen në vitin 2019, dhe kur këtij përkeqësimi ia shtojmë rekomandimet e papërmbushura situata duket e pashpresë.

Sipas auditorit “dobësi janë identifikuar në menaxhimin e të hyrave, menaxhimin e personelit, të shpenzimeve, menaxhimin e pasurive, rritje të vazhdueshme të llogarive të arkëtueshmeve dhe detyrimeve. Edhe niveli i lartë i pagesave të thesarit përmes vendimeve gjyqësore/përmbarimore ka ndikuar në rritjen e shpenzimeve shtesë për këto pagesa.

Në këtë rasport ndër të tjera gjithashtu thuhet se “Komuna gjatë vitit 2019 kishte kryer pagesa dhe regjistruar shpenzime në vlerë prej 881,753€ nga kategoritë ekonomike joadekuate. Nga kjo vlerë, 444,740€ ishin si rezultat i planifikimit buxhetor jo adekuat, ndërsa 437,013€ ishin pagesa të kryera nga thesari në bazë të vendimeve gjyqësore”.

Komuna sipas auditorit ka paguar shuma të mëdha për shërbimet të cilat nuk janë pranuar/përfunduar.

“Komuna për këta tre muaj ka paguar 138,477€ (46,159€ në muaj), për shërbimet të cilat nuk janë pranuar/përfunduar” shkruan auditori kur flet për kontratën përmes të cilës kanë qenë “të shërbyera vetëm 12,343 amvisëri, ndërsa faturimi dhe pagesa për këta muaj është bërë e plotë për 24,685 amvisëri…

Një e gjetur tjetër e auditorit e cila shumë lehtë mund të argumentohet si “shpërblim” për Kompanitë që janë të afërta me partinë që qeverisë me Prizrenin është edhe kjo e gjetur e auditorit “Mungesa e përfshirjes së kritereve minimale në shpalljen publike rezulton me diskriminimin e të interesuarve dhe kufizim të konkurrencës. Përzgjedhja e përfitueseve, pa i plotësuar kriteret e vendosura në shpalljen publike ka reflektuar trajtim jo të barabartë të aplikuesve dhe komuna rrezikon financimin e përfituesve të papërgjegjshëm, përmes fondeve publike”.

Qeveria lokale i ka “shpërblyer” Kompanitë e afërta, edhe kur nuk i kanë përmbushur kriteret e kërkuara në mesin e të cilave si e gjetur është numëruar shpallja fitues e Kompanive që nuk I kanë kryer obligimet ndaj ATK-së.

Rekomandimet e auditorit jane 23, të reja, që e poasyqrojnë keqqeverisjen e cila duhet te hetohet nga Organet e drejtësisë.

Dega e LDK-së në Prizren kërkon nga Prokuroria që t’i hetojë të gjeturat e auditorit, të cilat shpërfaqin hapur jo veç paditurinë në udhëheqje të zyrtarëve komunal por edhe veprimet e qëllimshme korruptive në keqpërdorimin e buxhetit komunal..

Prokuoria duhet të veprojë urgjentisht që ta ndal dekradimine qytetit të Prizrenit në të gjitha fushat./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme