LDK kërkon hetim për gjithë procesin lidhur me taksën për automjetet

13:56 | 22 Korrik 2021
Përparim Bublaku

Lidhja Demokratike e Kosovës ka ftuar Prokurorinë e Kosovës të hetojë tërë procesin për taksën prej 5 euro për regjistrimin e automjeteve.

Në një reagim të kësaj partie pas pezullimit të pagesës së kësaj takse nga Qeveria thuhet se ky ka qenë një përfundim logjikë të një procesi të dyshimtë.

“Anulimi i pagesës prej 5 eurove, pjesë e një procesi të dyshimtë është përfundim i vetëm logjik. Gjithsesi, nënshkrimi i kontratës fillimisht e më pas anulimi i saj – pas presionit publik – me pretekstin që duhet bërë analizë, tregon se sa të papërgatitur e joprofesionistë janë anëtarët e Qeverisë së Praktikantëve.

Përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi. Mbi të gjitha, Lidhja Demokratike e Kosovës fton Prokurorinë që të hetojë gjithë procesin në fjalë dhe dëmet eventuale financiare që mund të krijohen nga një aferë e aventurë e tillë”, thuhet në reagimin e LDK-së./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme