Google ADS

LDK kërkon efikasitet në gjyqësor për ta luftuar dhunën në familje

11:32 | 8 Mars 2018
Arbresh.info

Deputetja e LDK-së, Lirie Kajtazi ka thënë se Grupi Parlamentar i kësaj partie kërkon që të ketë efikasitet në sistemin gjyqësor në mënyrë që të luftohet dhuna në familje.

Kajtazi e bëri këtë kërkesë gjatë seancës së Kuvendit ku po debatohet për dhunën në familje, me rastin e 8 Marsit – Ditës së Gruas, shkruan Arbresh.info.

Sipas saj, shoqëria kosovare nuk i ofron mundësitë e barabarta për gratë dhe burrat.

“Grupi Parlamentar i LDK-së kërkon që të ketë efikasitet në gjyqësor, shumë lëndë mbesin një dekadë të tërë në proces dhe në fund përfundon me një padrejtësi ose një vendim për të cilin nuk kujdeset askush që të zbatohet”, është shprehur Kajtazi./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme