Google ADS

LDK kërkon dënime e shkarkime në rastin e spitalit të Pejës

14:20 | 22 Dhjetor 2022
A. B.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kërkon dënimin dhe shkarkimin e të gjithë personave të përfshirën në rastin e ndodhur në Spitalin e Pjesë, ku një foshnjë e vdekur e mbështjellë me çarçafë është futur në lavariçe.

Në emër të LDK-së këtë kërkesë e ka adresuar deputeti i Kuvendit të Kosovës, Armend Zemaj i cili gjithashtu ka akuzuar qeverinë për menaxhim të dobët të sektorit të shëndetësisë .

“Rasti i supozuar i ka kaluar të gjitha masat. Duhet të shkarkohen dhe të dënohen të gjithë ata që janë të përfshirë në rast si dhe ata që e kanë fshehur. Se paaftësia e qeverisjes në shëndetësi e kemi thënë gjithmonë, mirëpo rasti i foshnjës shkon përtej. Jo shumë ditë nga sot u vra edhe një nënë, që shkoi për të lindur”, tha Zemaj.

Ish-ministri i Shëndetësisë tha se 300 mjekë e kanë lëshuar vendin këto dy vitet e fundit dhe kjo, siç tha Zemaj, duhet të jetë shqetësim për të gjithë. “Kemi më shumë se 300 mjekë që kanë ikur në këto 2 vite. Vetëm 5% e buxhetit për investime kapitale është shfrytëzuar në shëndetësi”, tha ai duke e akuzuar kryeministrin Kurti si person të vetmuar. /rtk

Të ngjashme