Partia opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar për procesin e zgjedhjes së drejtorit të kanaleve televizive në Radiotelevizionin e Kosovës.
Për zgjedhjen e një aktivisti politik në pozitë drejtuese në RTK, siç thuhet në njoftim LDK e konsideron kapje të plotë të këtij institucioni.
“Përzgjedhja e një aktivisti politik në krye të kanaleve shqip në RTK, përveç se përbën një kapje të plotë të këtij institucioni publik, shpërfaq qartazi dhe tendencën e pushtetit për të institucionalizuar propagandën partiake në kanale publike të informimit”, thuhet në komunikatën për media të LDK-së.
Meqenëse, sipas LDK-së, informimi i pavarur publik i financuar nga fondet publike, përbën bazën e një demokracie të shëndoshë dhe të qëndrueshme.
“RTK duhet të ketë rol thelbësor në informimin e pavarur dhe të drejtë të të gjithë qytetarëve të Kosovës, dhe ky rol ushtrohet kur pushtetet nuk përcaktojnë politikat editoriale të kanaleve informuese e nuk vendosin aktivistët e tyre partiak në krye të këtyre institucioneve”, thuhet në reagimin e LDK-së.
Për këtë arsye, kjo parti kërkon “anulimin e menjëhershëm të përzgjedhjes në fjalë dhe do të ngrisë temën e kapjes së institucionit të televizionit publik, në Komisionin përkatës parlamentar në Kuvendin e Republikës së Kosovës”./arbresh.info/
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA
Cana: UEFA nuk duhet të na linte në grup me Serbinë
Kumbaro: Rritëm sipërfaqen e zonave të mbrojtura në 21,5% të...