Zyrtarët Lidhjes Demokratike të Kosovës, kanë thënë se edhe sa kanë qenë në Qeveri e kanë kundërshtuar “Mini shengenin” e që sot ka marrë emër të ri “Open Balkan”.
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka thënë se ata kanë kundërshtuar fuqishëm unionin doganor, gjatë vitit 2016, transmeton Telegrafi.
“Në vitin 2016 kur LDK udhëheqte me Qeverinë, kur është propozuar unioni tregtar, brenda të cilit ka qenë unioni doganor, ne kemi kundërshtuar sa që kemi bindur edhe kryeministrin e Malit të Zi, e që bashkërisht e kemi kundërshtuar këtë. Ajo çfarë ka ndodhur sot dhe çfarë e kemi parë është çështje më e ndërlikuar për të cilën na duhen informacione. Ne e pamë që Qeveria e Kosovës as nuk ka qenë e ftuar zyrtarisht, andaj nuk është që mund të themi shumë. Për neve pikë nisje është procesi i Berlinit”, ka deklaruar ajo në Debat Plus në RTV Dukagjini, përcjell Telegrafi.
Ndërkaq, zyrtari i LDK-së, Faton Bislimi, ka thënë se përderisa Kosova nuk e gjen interesin e vet brenda kësaj iniciative, nuk ka arsye të merr pjesë.
“Kosova nëse nuk e gjen interesin e vet brenda kësaj iniciative do të ishte e dëmshme të jetë pjesë e saj. Nëse ne nuk kemi interes nacional, cila do të ishte arsyeja të jem pjesë e saj. Pjesa më e dëmshme ka qenë unioni doganor”, është shprehur ai.
Ndryshe, sot është formalizuar marrëveshja për Mini-Shengenin, e ndryshuar tashmë në Open Balkan, ku pjesëmarrës ishin kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe presidentit i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Në këtë Forum Ekonomik nuk ka marrë pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Nga zyra e kryeministrit kanë deklaruar se qëndrimet e tyre për Mini- Shengen tashmë janë të njohura.
“Iniciativa e Novi Sadit nuk e ka miratimin tonë dhe si rrjedhojë, nuk kemi pasur zyrtarisht ftesë për pjesëmarrje në takim. Për ne, i ashtuquajturi ‘mini-Shengen’ është nismë pa vizion për rajonin. Ne kemi propozuar avancimin e bashkëpunimit rajonal nga CEFTA në SEFTA, sipas modelit të EFTA-EEA, nga e cila do të përfitonin njëkohësisht të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor”, thuhet në përgjigje
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?