Partia e Isa Mustafës ka vendosur të mos e përkrah Hashim Thaçin për Keynegociator në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Burime të Express kanë treguar se LDK e ka marrë vendimin para dy ditësh kundër që Presidenti të jetë udhëheqës i dialogut. Qëndrimi do të publikohet nesër.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka vendosur të mos e përkrah Hashim Thaçin për udhëheqës të dialogut me Serbinë.
Burime të Express kanë treguar se vendimi është marrë të premten nga udhëheqësit kryesorë të LDK’së derisa qëndrimi do të publikohet nesër.
“Vendimi është marrë para dy ditësh që te jemi kundër që Thaçi të jetë Kryenegociator”, ka thënë një zyrtar i LDK’së.
Nënkryetari i LDK’së, Haki Rugova, nuk ka pranuar të flasë sot për qëndrimin e partisë. Ka thënë se nesër do të tregojnë pozicionin e tyre në raport me Hashim Thaçin si Kryegonaciator.
Më herët ka pasur dilema nëse Partia e Isa Mustafës do të përkrah ose jo ish-kryetarin e PDK’së që të jetë në krye të delegacionit të Kosovës në fazën finale të dialogut me Serbinë.
Në anën tjetër, Presidenti Thaçi ka kërkuar përkrahjen e opozitës në dialog, derisa ka folur ditëve të fundit sikur Shef i Ekipit kosovar në dialog. Madje, ka paralajmëruar edhe kompromise për të arritur një marrëveshje finale me serbët, e cila do të çonte në njohje reciproke.
Thaçin për Kryenegociator nuk e ka përkrahur as NISMA e Fatmir Limajt, as Vetëvendosje dhe as Partia e Shpend Ahmetit.
Limaj, Ahmeti dhe Kurti kanë konsideruar se Thaçi nuk bën të jetë udhëheqës i dialogut pasi më shumë është angazhuar për ta përçare skenën politike se sa për unitet.
Ndërkohë, nesër, në Parlament do të diskutohet platforma, në të cilën do të vendoset se kah do të shkojë dialogu me Serbinë.
“24 orë i ki me Xheneten, se tani dal une!”, Driloni ngacmon...
Spiropali në Azerbajxhan: Jo më qëndrime asimetrike në përba...
Në Prishtinë vendoset pllaka përkujtimore e dëshmorit Ismet ...
Veshja më e shtrenjtë në historinë e boksit – Jake Paul kish...
Irani mohon që i dërguari i tij në OKB është takuar me Elon ...
E ardhmja dhe sfidat e kombëtares kosovare nën udhëheqjen e ...