Në konferencën e rregullt javore të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti foli për tri çështje: Funksionimin e qeverisë pas emërimit të 70 zëvendësministrave, për besueshmërinë e qytetarëve në institucionet e vendit dhe për çështjen e rëndësisë nacionale.
“Sot në institucionet e vendit dhe në qeverinë e vendit nuk ka asnjë debat për çështje vitale të qytetarëve të vendit. Qeveria është e shpartalluar, e ndarë në disa pjesë”.
“Në politikën e jashtme jemi totalisht në defanzivë, nuk bëhet fjalë për njohje të reja. Është folur vetëm për parandalimin e tërheqjes së njohjeve”.
Hoti theksoi se nga takimet me të rinj e të reja të Kosovës kanë kuptuar që besimi i qytetarëve në institucione është shumë i ulët, raporton Ekonomia Online.
“Statistikat dhe vlerësimet tregojnë se 62% e qytetarëve besojnë se vendi po shkon në drejtim të gabuar. 70 % e qytetarëve thonë se kjo qeveri është duke bërë punë të dobët. Besueshmëria në qeveri është duke rënë, vetëm 24 % e qytetarëve i besojnë qeverisë së Kosovës. Besueshmëria në presidentin e vendit është në nivelin më të ulët historikisht, prej pas luftës”, shtoi Hoti.
Sipas Hotit, dy problemet kryesore që i rendisin qytetarët janë papunësia dhe korrupsioni.
Ai tha se korrupsioni nuk luftohet ndërkohë që 4 ose 5 ministra kanë aktakuzë.
Avdullah Hoti tregoi se LDK-ja është e gatshme ta marrë përsipër procesin e dialogut me Serbinë.
“Kryeministri ka hequr dorë komplet nga dialogu me Serbinë. Kryetari i PDK-së publikisht ka deklaruar se është i gatshëm që udhëheqjen e procesit të dialogut t’ia dorëzojë LDK-së. Ne jemi të gatshëm t’i marrim përsipër këto procese, por vetëm pasi ta marrim mandatin nga qytetarët e këtij vendi”.
Për platformën e dërguar në Kuvend nga ana e qeverisë, Hoti tha se është e dobët dhe pa përmbajtje.
“Në atë platformë duket sikur ne jemi fajtorë për luftën që ka ndodhur në Kosovë. Ne si LDK do ta themi fjalën tonë në Kuvendin e Kosovës si opozitë”./EO/
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...
Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgj...
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u sh...
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...