Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka mbajtur takim edhe në Jashanicë dhe Zllakuqan të Klinës, ku përkrahja për kandidatin e kësaj partie për kryetar të Klinës, Besim Hotin, ka qenë mjaft e madhe.
Kryetari i degës së LDK-së në Klinë, Fadil Gashi, tha se po shihet se Klina e ka zgjedhur njeriun e duhur, Besim Hotin për kryetar të saj.
“Besimi nuk është vetëm, sepse ai e ka prapa akademik Isa Mustafën, e ka trashëgiminë e Ibrahim Rugovës, e kemi komandant Anton Qunin dhe gjakun e atyre që e dhanë jetën për liri“, ka shtuar Gashi.
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, po ashtu e ka shprehur përkrahjen e madhe për Besim Hotin. “Njeriun duhet ta përkrahë vendlindja dhe mjedisi i vet, prandaj gëzohem që Besimi ka përkrahje kaq të madhe. Uroj që kështu të jetë edhe më 22 tetor dhe ne të festojmë fitoren. Njerëzit që e meritojnë nuk ka nevojë të mundohen edhe njëherë, prandaj shpresoj që punën ta kryhet më 22 tetor dhe Klina do të qeveriset nga Besim Hoti dhe LDK-ja”, ka thënë Mustafa.
Ai i ka falënderuar deputetët dhe aktivistët e LDK-së, të cilët po japin kontribut të madh në këtë fushatë zgjedhore, ndërsa ka theksuar se me këtë LDK të fortë dhe të bashkuar, fitorja është e padiskutueshme.
Kandidati për kryetar të Klinës, Besim Hoti, ka thënë se Jashanica për 18 vjet ka qenë në shërbim të PDK-së, ndërsa PDK e ka shfrytëzuar vetëm për votë dhe asgjë tjetër.
“Nga 22 tetori e tutje, bashkëvendasit e mi do ta kenë rastin që për herë të parë pas dhjetë vjetësh t’u kthehet dinjiteti. Duke njohur secilin prej jush, jam ballëhapur të kërkoj votën tuaj dhe t’i themi jo një keqqeverisje, e cila për dhjetë vjet me radhë ka ndodhur në secilën fushë të jetës në Klinë. Gjendja në arsim, shëndetësi, infrastrukturë është tepër e rëndë. Në dy muajt e fundit por shtrohet asfalt me të madhe, por pa cilësi, pa kritere dhe duke u nëpërkëmbur djersa juaj. Kjo ndodh për shkak se kryetari në ikje, fëmijët e tij i shkollon në shkollat më të mira të Prishtinës, shërbimet shëndetësore i merr në spitalet më të mira të Prishtinës”, ka thënë Hoti.
Ai potencoi kryetari në ikje, bashkë me një grup të interesit, po e mban Klinën pezull, prandaj kërkon që qytetarët të kthejnë dinjitetin e tyre.
“Besoj se Jashanica do t’i kthehet rrugës së drejtë, rrugës së Ibrahim Rugovës, rrugës së Ismet Rracit, rrugës së LDK-së, e cila që nga vitet e 90-ta ka dëshmuar se është ajo që kujdeset më së miri për popullin e saj dhe ajo që interesat e shoqërisë i ka në plan të parë“, është shprehur Hoti.
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...