Lidhja Demokratike e Kosovës ka shprehur shqetësimin për mos fillimin e vitit shkollor në gjithë Kosovën.
Në një konferencë të thirrur për media, Jehona Lushaku e kësaj partie u shpreh se sot nxënësit do të duhej t’i takonin mësimdhënësit e tyre, por në vend të kësaj kemi një situatë kur të gjitha shkollat janë të mbyllura për shkak të, siç tha, papërgjegjësisë së kësaj qeverie për të dialoguar për kërkesat e mësimdhënësve dhe për të gjetur zgjidhje vetëm për të mos u humbur viti shkollor.
Sipas saj, në këtë situatë qeveria ka shkaktuar pakënaqësi te mësimdhënësit dhe mbyllje të shkollave duke mos dhënë aspak përgjegjësi.
Po ashtu ajo adresoi kritika edhe për mos ekzekutimin e pagave.
“Për herë të parë në historinë e arsimit të Kosovës, pagat për mësimdhënësit nuk janë ekzekutuar. Kjo tregon për gatishmërinë e kësaj qeverie për t’i dënuar mësimdhënësit. Ky vendim është tërësisht joligjor. Nuk ka asnjë baze juridike që pagat të ndalen kolektivisht për punëtorët publikë, e ne veçanti për punëtorët e arsimit”.
“Në emër të LDK-së i bëj thirrje qeverisë që ta merr me shumë seriozitet situatën, t’i thërrasë menjëherë të gjitha palët për t’i adresuar kërkesat dhe të gjejnë një zgjidhje që sot për mësimdhënësit dhe të zhbllokohen institucionet arsimore, fëmijët t’i kthehen nesër shkollës dhe të bëhet menjëherë ekzekutimi i pagave për mësuesit e mësimdhënësit e gjithë sistemit arsimor”.
“Jemi kundër çdo mase që të dënohen mësimdhënësit. Qeveria e bën këtë në një krize ekonomike kur njerëzit kanë nevojë për pagë”, deklaroi Lushaku./arbresh.info/
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë