Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ia ka shtruar një pyetje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, nëse fushata e tij është financuar me disa prej mjeteve të dyshimta të ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, për të cilin mediat sllovene të hënën e kanë vazhduar hulumtimin.
Gjatë një konference për media, Xhafer Tahiri, anëtar i kryesisë së LDK-së, ka thënë se ky skandal po thellohet Akoma më shumë.
“Mediat kanë raportuar se ambasadori Berisha, që ka bashkëpunim me kompanitë serbe. Madje kemi edhe tërheqje të ambasadorit Berisha, dhe nuk ka ndonjë reagim. Gena sipas mediumit slloven, po pyet ku shkuan 100 milionë euro. Ndërlidhja me kryeministri Kurti, tashmë është publike. Por, duhet vetë Kurti të tregojë se këto para a janë përdorur në fushatë, apo çka e lidh kryeministrin me këtë aferë”, thotë Tahiri.
“Po e pyesim kryeministrin Kurti, se çka po ndodh nga letra e presidentit Biden, ku cekej njohja e ndërsjellët, dhe tash ky ndryshimi pas deklaratës së ambasadorit amerikan në Kosovë”, tha ai. /arbresh.info/
Tahiri: Kosova në izolim, pa agjendë diplomatike përveç taki...
Kurti: S’kemi mosmarrëveshje me Maqedoninë e Veriut, bashkëp...
Fermerët francezë në protesta mbi marrëveshjen tregtare BE-M...
Kurti: Nga 1 janari do të kemi pikëkalime të përbashkëta kuf...
Mickoski: Bashkëpunimi ekonomik do të jetë mbi gjysmë miliar...
Takimi ndërqeveritar, Kurti: Partnerë të lidhur jo veç prej ...