Pas gjendjes politike të krijuar në vend po bëhet thirrje për organizimin e protestave nga subjektet opozitare, kundër ndarjes së Kosovës. Këtë thirrje e ka bërë përmes një shkrese edhe deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Korab Sejdiu.
Kurse, për këtë ftesë dhe idesë së protestës një qëndrim të qartë nuk e ka shprehur as deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fidan Rekaliu.
Ai për “Indeksonline” ka thënë se veprimet politike të opozitës duhet të fuqizohen edhe më shumë, duke pas parasysh periudhën e vështirë politike që po kalojmë.
“Vendi po kalon nëpër një periudhë shumë të rëndë politike, sociale dhe ekonomike. Qofte për shkak të zhvillimeve të fundit rreth dialogut, qoftë për shkak të qeverisjes së keqe kronike qe e ka shtrirë koalicioni qeverisës. Reagimet politike të opozitës janë të domosdoshme dhe duhet të fuqizohen edhe më shumë.” është shprehur Rekaliu.
Kurse, sa i përket masave që ata dëshirojnë t’i marrin, Rekaliu është shprehur se vendimet e LDK-së merren në organet më të larta vendimmarrëse të subjektit që ai përfaqëson, duke qenë në koordinim të fuqishëm të veprimeve politike opozitare.
“Masat dhe veprimet politike që do të ndërmerren janë çështje e vendimmarrjes se organeve më të larta te LDK. Unë besoj se duhet te kemi koordinim të fuqishëm të veprimeve politike opozitare. Është e domosdoshme në kohën dhe rrethanat që po kalojmë.” ka thënë ai.
Ndryshe, Thaçi ka deklaruar se nuk do të ketë ndarje të Kosovës por vetëm një marrëveshje finale që shpresohet të arrihet me Serbinë.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?