Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, i ka quajtur spekulime deklarimet se dy-tre deputetë të kësaj partie do të votojnë pro qeverisë “Haradinaj”. Ai ka thënë se LDK-ja nuk ka vota për koalicionin PAN.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Haziri ka pohuar se pavarësisht prej mospajtimeve të mëhershme, janë duke u angazhuar për të hapur një kaptinë të re të bashkëpunimit me Lëvizjen Vetëvendosje!
Ai ka theksuar se koalicioni LAA dhe LV-ja e përfaqësojnë shumicën politike shqiptare (61 vota) dhe mund t’i formojnë institucionet e reja. Haziri ka përjashtuar çdo mundësi që partnerët e tyre, AKR-ja dhe Alternativa, ta tradhtojnë LDK-në dhe t’i bashkohen PAN-it.
Real Madridi ndryshon emrin e stadiumit Santiago Bernabeu pë...
BE kërcënon Rusinë me sanksione
Gara me jahte në Australi, humbin jetën dy persona
Mbi 90.000 të regjistruar për votim nga diaspora
Kë do të largonte Leo nga shtëpia po të kthente Lelën?, ja c...
Dua Lipa fejohet me Callum Turner