Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Pejë, ka mbajtur sot mbledhjen e kryesisë, dhe gjatë kësaj mbledhje u diskutua për zhvillimet politike dhe koalicionin qeverisës.
Përmes një njoftimi, kjo degë shprehu mbështetjen për krijimin e qeverisë në bashkëpunim me Vetëvendosjen, me kushtin që LDK-ja të ketë gjashtë ministri dhe Presidentin.
Sipas tyre, kjo është një ndarje racionale dhe e balancuar e pushtetit.
“Dega e Pejës mbështet krijimin e qeverisë së përbashkët me VV por me kusht që LDK të ketë pushtet të barabartë me VV-në. LDK duhet të ketë 6 ministri dhe Presidentin sepse i meriton. Këtë e konsiderojmë ndarje racionale dhe të balancuar të pushtetit”, thuhet në njoftim.
Kuadrot që ka Lidhja Demokratike e Kosovës, sipas degës së kësaj partie në Pejë, garantojnë qeverisje të ndershme e profesionale.
“LDK është parti me traditë, ka kuadro që garantojnë qeverisje të ndershme dhe profesionale. LDK është parti e dytë në zgjedhje por me një dallim shumë të ngushtë me të paren, prandaj edhe e meriton gjysmën e pushtetit politik. LDK është parti e dashur për qytetarët dhe e kërkuar nga të gjithë, prandaj ka çmim të lartë!”, thuhet në këtë njoftim.
Ndërsa sot është zhvilluar edhe një takim mes liderit të VV-së, Albin Kurtit dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa, por që ka përfunduar pa ndonjë rezultat konkret.
Pas takimit mes tyre, i gjithë informacioni që u dha nga zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa ishte se dy liderët do të takohen edhe nesër, pa dhënë detaje për temën të cilën e kishin biseduar në takim./arbresh.info/
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...
Presidenti ukrainas bën thirrje për forcimin e mbrojtjes ajr...