Vetëm edhe tri nënshkrime i duhen LDK-së që ta dërgojë presidentin Hashim Thaçi në kushtetuese, për deklaratat e tij të ditëve të fundit, për të cilat kjo parti do të kërkojë interpretim nga Gjykata.
Për këtë LDK-ja ka vendosur në takimin e saj të fundit me strukturat e saj, raporton KTV.
Deputetja Vjosa Osmani ka thënë se presidenti po vazhdon çdo ditë me shkelje të njëjta, prandaj një interpretim i kushtetueses është i domosdoshëm.
Osmani ka folur edhe për deklaratat e presidentit për referendumin, duke thënë se ai po tenton ta keqpërdorë këtë çështje për ta legjitimuar vetveten për një kompetencë që nuk e ka.
Vetë presidenti në konferencën e fundit për media ka thënë se kushtetuta mund të ndryshohet meqë tri herë që nga pavarësia ka ndryshuar.
Ai ka treguar madje se janë në përgatitje të pyetjes për qytetarët nëse janë për apo kundër të bashkimit të Luginës me Kosovën.
Por deputetja Osmani thotë se presidenti nuk mund të pyetet për referendumin.
Shefi i deputetëve të Nismës, Bilall Sherifi ka thënë se referendumi nuk mund të thirret për çështjet që janë jashtë kushtetutës, por thotë se me referendum mund ta ndryshojnë kushtetutën.
Presidenti ka paralajmëruar se përmes referendumit do të pyesin popullin jo vetëm për bashkim me Luginën, por edhe për dialogun, e krijimin e ushtrisë.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...