LDK-ja mblidhet në orën 13:00 për të vendosur a do jetë pjesë e seancës së jashtëzakonshme për referendumin

11:16 | 15 Janar 2022
L G

Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës do të mblidhet sot në orën 13:00 për të vendosur nëse do të marrin pjesë ose jo në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, për referendumin e Serbisë.

Këtë e ka konfirmuar për Express shefi i GP të LDK-së, Arben Gashi.

Shkurtimisht Gashi konfirmoi se do të kenë një takim në orën 13:00 për të vendosur nëse do të jenë prezent në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga kryeministri Albin Kurti, për çështjen e mbajtjes së referendumit të Serbisë në Kosovë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme