LDK-ja kërkon shkarkimin e menaxhmentit të “Drinit të Bardhë” e “Hidroregjionit jugor”

15:34 | 9 Korrik 2019
Arbresh.info

Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar që të shkarkohet menaxhmeti i kompanisë të ujit “Drini i Bardhë” dhe ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor”.

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj këtë kërkesë ia ka drejtuar Qeverisë, shkruan arbresh.info. Ai gjithashtu në konferencën për medie ka shtuar se kjo kërkesë ka ardhur për shkak të keqmenahximit të parasë publike.

Teksa ka ftuar drejtësinë të hetoj, Selmanaj ka shtuar se Qeveria e Kosovës nuk e ka idenë e parregullsive që ndodhin brenda asetëve./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme