Grupi Parlamentar i LDK-së ka bërë të ditur se do të procedoj kërkesën për themelimin e Komisionit hetimor i cili do të hetojë shpenzimet pa bazë ligjore për aktivitete lobuese të Presidencës dhe Qeverisë.
“Kohë më parë mediat e shkruara dhe elektronike në vend raportuan lidhur me shuma të mëdha parash publike të shpenzuar për gjoja aktivitetet lobuese. Për më tepër letra e publikuar e z. Geoffrey Nice përmendte edhe terme financiare të cilat ishin dakorduar jashtë rrugëve formale për të tilla shërbime. Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës në konferencën e rregullt javore pati ngritur këtë çështje duke paralajmëruar formimin e Komisionit hetimor për të hetuar këto raportime”, thuhet në një komunikatë për media të këtij grupi, transmeton Arbresh.info.
Sipas njoftimit, me iniciativën e deputetëve të Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, janë mbledhur 40 nënshkrimet e nevojshme dhe është proceduar kërkesa për themelim të Komisionit Hetimor në lidhje me fondet e ndara nga Presidenca dhe Qeveria e Republikës së Kosovës për lobim .
Ky Komision do të hetojë të gjitha mjetet e ndara nga Buxheti i Kosovës për çështje lobuese nga viti 2010 e deri më sot./Arbresh.info
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit