Deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë reaguar ndaj rritjes së numrit të këshilltarëve nga kryeministri Ramush Haradinaj, në 35 sosh.
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, duke reaguar ndaj lajmit të publikuar në KTV rreth shtimit të numrit të këshilltarëve në Qeverinë e Kosovës, ka thënë se dyfishimi i këshilltarëve nëpër ministri dhe tek kryeministri, “është kulmi i abuzimit me taksat e qytetarëve”.
“Emërimi i 80 zëvendësministrave, dhjetëra koordinatorëve nacionalë dhe dyfishimi i pagës për kabinetin qeveritar duket ka qenë vetëm fillimi. Këta duhet ndalur”, tha Hoti, raporton Koha.net.
Haxhi Avdyli, deputet i LDK-së, ka thënë se ky numër i madh i këshilltarëve të Haradinajt nuk këshillojnë për asgjë, madje ka thënë se ata nuk guxojnë as ta këshillojnë.
Por, siç tha ai, meqenëse nuk guxojnë ta këshillojnë, atëherë “po ia jap unë në këshillë e ajo është: JEP DORËHEQJE”.
“35 këshilltarë të KM, që nuk këshillojnë për asgjë, e marrin paga shumëfish më mëdha se një kirurg. Mbi 600 punëtorë ka vetëm zyra e Kryeministrat, e secili pagën shumëfish më të madhe se arsimtarët. Mbi 80 zëvendësministra, me mbi 200 këshilltarë ministrash me paga shumëfish më të mëdha se minatorët e punëtoret tjerë. Kosovën do e kolabojnë me keqpërdorime e me zhvatjen e buxhetin për oborrtarë koti, e lloj-lloj këshilltari pa këshilla. Por meqenëse asnjeri nuk ka kurajën t’ia jep këshillën e vetme që i duhet këtij Kryeministri për shpëtimin vendit, po ia jap unë e ajo është: JEP DORËHEQJE”, ka shkruar Avdyli, duke reaguar pas publikimit të stories për rritjen e numrit të këshilltarëve në Qeverinë e Kosovës.
Avdyli thotë se dorëheqja duhet të vijë pasi që “Kosova është më e madhe se Ramush Haradinaj e edhe se klientela e tij. Sepse Kosova ka nevojë për perspektivë jodiskriminuese, zhvillim ekonomik, punësim të barabartë, paga të dinjitetshme për të gjithë njësoj, bazuar në kualitet dhe përgatitje profesionale”.
Reagim pati edhe nga deputeti tjetër i LDK-së, Naser Rugova, i cili pyet: “Edhe çka ju ka mbetur tjetër?!”.
“Kryeministri 35 këshilltarë! Zv. Kryeministrat nga 11 këshilltarë! Ministrat nga 6 këshilltarë! 21 ministra! Mbi 80 zv. ministra! Shteti më i vogël dhe më i varfër në Evropë me qeverinë më glomaze në kontinent! Abuzim klasik me taksat e shtetasve më të varfër të Evropës! Edhe çka ju ka mbetur tjetër?! Fillimi i fundit të këtij pushteti skandaloz”, ka thënë Rugova.
Muja kërkon mirëkuptimin e qytetarëve: Furnizimi i plotë me ...
Osmani takon komandantin e KFOR-it: Sulmi terrorist ndaj inf...
Sulmi në Ibër Lepenc, Osmani priti në takim ambasadorë të sh...
Konjufca: Tentativat e bandave të dirigjuara terroriste do t...
Sulmi në Ibër Lepenc, Kurti: Institucionet tona të sigurisë ...
Sot varroset 22 vjeçarja që vdiq në aksidentin tragjik në Ka...