“Uniteti” që e shpërfaqën para zgjedhjeve e kryesisht në mbajtjen e konventës së VI të partisë së tyre u demaskua më fillimin e negociatave për arritjen e një koalicion më Lëvizjen Vetëvendosjes.
Mos arritja e koalicionit me Vetëvendosjen po e vë edhe njëherë në pah përçarjet dhe mendimet ndryshe që janë brenda strukturave udhëheqëse të LDK-së, thotë profesori universitarë, Mazllum Baraliu.
“Problemi është partiak. Ka shumë anëtar më bindje të njëjtë por që mendojnë ndryshe. Brenda s’ka unitete dhe përkundrazi uniteti i paraqitur para zgjedhjeve u treguar një unitet që ka qenë thjesht për të mbuluar brenda dallimet që kanë qenë. Prandaj aI unitet ka qenë jo real, por artificial pasi që tani po shihet dallimi që kanë brenda partisë. Ka probleme të brendshme si çdo parti, por kësaj radhe duket se ka më shumë dhe në një situatë dy partitë se njohin njëra tjetrën po ndikojnë në zvarritjen e koalicionit. Njëra ndër arsyet po del të jetë edhe ndryshimet që janë brenda për brenda LDK-së”, ka përfunduar Baraliu për arbresh.info.
Se dallimet janë të mëdha brenda LDK-së, e thotë edhe njohësi i çështjeve politike në vend, Shkodran Ramadani.
Madje sipas Ramadanit, LDK-ja e ka të vështir sido që të vendos rreth bërjes ose jo koalicion me Vetëvendosjen.
Sipas tij, këto negociata kanë shpërfaqë edhe kanë forcu edhe më shumë dallimet.
“Kjo mundet me pru shumë probleme në të ardhmen. LDK-ja jeton më tensione të brendshme”, është shprehur Ramadani.
Kujtojmë e nga Lidhja Demokratike e Kosovës që nga nisja e negociatave për arritjen e një koalicion më Lëvizjen Vetëvendosje ka pasur deklarata të papërputhshme njëra me tjetrën nga vetë zyrtaret e partisë së saj./V.Selimi/arbresh.info/
Besiktasi i Rashicës mposhtet nga Maccabi në Ligën e Evropës
“Xhamadani vija-vija o ësht Kosova ësht Shqipria”, Edi Rama ...
Bilbao fiton bindshëm ndaj skuadrës së vëllezërve Zeneli
Kuq e Zi e gjithë Tirana
Digjet njësia e orëve në një objekt në Prishtinë, lëndohen d...
Mbi një milion ukrainas në terr si pasojë e sulmeve ruse