Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, pak minuta më parë, përmes një videoje akuzoi LDK-në se nuk ofroi asgjë për të kapërcyer situatën e rënduar ekonomike të vendit gjatë këtyre dy viteve të Qeverisë Kurti.
E ndaj kësaj videoje, ka reaguar menjëherë LDK-ja, duke e quajtur këtë parti si “Lëvizje Video-Vendosëse”.
Jehona Lushaku-Sadriu, kryetarja e Forumit të Gruas të LDK-së, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se VV-ja është parti populsite dhe e paaftë, si dhe të dëmshme për Kosovën.
“Shtëpia propaganduese LVV paska vazhduar me sulme ndaj lidershipit të LDK-së duke fabrikuar dobët. Ju jeni veç populista të paaftë, e të dëmshëm për Kosovën. Këtë po e vuajnë qytetarët, s’kanë nevojë për video nga ju. Videot s’hahen”, thotë Lushaku-Sadriu në reagim.
“Kujtojeni që jeni rritë me gënjeshtra: Shtetin e Kosovës nuk e keni pranuar e as njohur; Flamurin e Kosovës e keni quajtur ‘flamur lara lara’; Ja keni vënë flakën Kuvendit për marrëveshje të cilat sot jeni bërë gardian të tyre; Demarkacionin s’e përmendët dje në vizitë; Negocioni me Serbinë natë e ditë pa transparencë. S’po flas asgjë për kontratat njëburimore, nepotizmin, shkeljet e Kushtetutës nga ministrat, inflacionin që e ulni rrejshëm, vendimet joligjore- dënimet që paguhen me taksat tona për keqqeverisjen e ministrive, glorifikimin e kriminelëve të luftës nga Kurti, e AFERAT milionëshe të Ambasadorit me para të Beogradit, që s’keni guxim as me emër t’i drejtoheni: Martinit, pra”, shkroi kryetarja e Forumit të Gruas të LDK-së.
“Kjo është qeverisja juaj! Me 51% s’dini me qeverisë. Mashtrues”, përfundoi ajo.
Reagim pati edhe nga deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, i cili tha se ka pritur se “është ndonjë video që tregon sa kanë qenë investimet e jashtme, sa vende pune janë krijuar, sa është zvogëluar importi i mallrave nga Serbia, sa ka qenë rritja ekonomike, sa është reduktuar inflacioni nga politikat e Qeverisë?!”.
“Por, JO! Ishte video për të vetmen gjë që dinë ta bëjnë — propagandë për mashtrim të publikut”, tha Hoti./arbresh.info/
Lexo edhe:
LVV me video të re: Ekonomia e LDK-së në shërbim të grupeve të interesit
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...
Gresa pyet banorët nëse janë të lumtur – Vullneti befason me...
Shërbimi Korrektues i Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimi...