Dje në orët e vona, kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka ka njoftuar se e ka prishur koalicionin që e ka pasur me LDK-në. Ndarjen e ka arsyetuar me situatën e krijuar në nivelin qendror.
Për prishjen e koalicionit, Haskuka e ka njoftuar kryetarin e degës së LDK-së në Prizren, Anton Çuni me anë të një letre.
Pas shkëputjes nga LDK-ja, Haskuka do ta ketë vështirë të nxjerr vendime të mëdha që dalin prej Kuvendit komunal, shkruan lajmi.net.
LDK-ja që deri dje ishte në bashkëqeverisje me LVV-në nuk ndihet e zhgënjyer nga veprimi i Haskukës. Për ta, akti ka qenë primitiv dhe hakmarrës.
Hazir Hoda, shef i Grupit Parlamentar të LDK-së në Kuvendin e Komunës së Prizrenit tha për lajmi.net se ndarja ka qenë e njëanshme.
“Haskuka ia ka dërguar një letër kryetarit të degës, Anton Çuni, ku e ka njoftuar se është i detyruar të prishë koalicionin. Sipas të thënave në letër shihet qarte se është një prishje e një anshme. Pra, shihet që është një hakmarrje primitive, një arsyeje krejt banale e prishjes së koalicionit. Po tek e fundit mirë ka bërë”, thotë Hoda.
Kryeasamblisti i LDK-së në Prizren mendon se me largimin e tyre nga pushteti komunal, në asamble do të krijohet situatë e re.
“Nuk e di se çfarë kombinatorike mund të bëjë tash Vetëvendosje për qeverisje në Prizren, se dihet se çfarë marrëdhëniesh ka edhe me partitë tjera. Por në politiken tonë çdo gjë është e mundur. Pra në këtë situatë nuk di se si do ta drejtojë qytetin, pasi vet i ka 6- 7 vota, bile edhe disa nga to i ka me probleme. Haskukës po i intereson veç të kryhet mandati, a merren vendime të rëndësishme për qytetin apo jo, pak është e rëndësishme për të”, shtoi tutje Hoda.
Lajmi.net e posedon letrën të cilën Haskuka ia ka dërguar Çunit. Letra është thuajse e njëjtë me deklarimin publik që e ka bërë vetë Haskuka, por në të theksohet miqësia e madhe që ka Haskuka me kryetarin e degës së LDK-së në Prizren, si dhe janë dhënë arsyeje e prishjes së koalicionit, në të cilin shihet se ka ndikuar krijimi i qeverisë së re në nivelin qendrorë.
“Së pari ju urojë për votimin e qeverisë dhe vazhdimin e detyrës suaj si ministër i Ministrisë së Mbrojtjes. Ju uroj punë të mbarë dhe suksese në punë. Dua t’ju njoftoj që si pasojë e zhvillimeve të fundit, mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë LVV-LDK dhe krijimit të një qeverie e cila është në kundërshtim me vullnetin demokratik të shprehur më 6 tetor, unë e kam të pamundur vazhdimin e koalicionit në Komunën e Prizrenit. Pas zhvillimeve në Asamblenë̈ Komunale në shkurt të këtij viti, jam munduar që të gjej mënyra për të vazhduar koalicionin, duke besuar që rruga në shtetndërtimin e Kosovës dhe krijimin e institucioneve përgjegjëse që bazohen në profesionalizëm̈m dhe promovojnë̈ demokracinë̈ dhe zhvillimin, mund të bëhet vetëm me një̈ bashkëpunim të sinqertë ndërmjet Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Por besimi dhe pritjet e mia si shumë qytetarë të Kosovës nuk u realizuan”.
“Mendoj që koalicionet duhet të bazohen në besimin e ndërsjellë dhe në këtë aspekt pas zhvillimeve të fundit nuk ka mbetur hapësirë për të vazhduar rrugëtimin tonë. Tashmë është bërë polarizimi i skajshëm i aktivistëve të partive tona dhe puna jonë e suksesshme në vend se të promovohet nga të gjithë po bëhet objekte mosbesimi dhe i kritikës. Andaj në këtë situatë në të cilën gjendemi për të dy palët është më se e domosdoshme të vazhdojmë ndaras”, thuhet në letër.
“Mbes miku juaj personal dhe i gjithë drejtorëve dhe i gjithë drejtoreve të deritashëm komunal si dhe asamblistëve të LDK-së. Ju gjithmonë do ti keni dyert e hapura tek unë dhe do të jem i hapur për bashkëpunim institucional në të mirën e qytetarëve”, përfundon letra.
Pas prishjes së koalicionit, situata është bërë edhe më e vështirë për kryetarin Haskuka, pasi kryetar i kuvendit është Sulltan Badalli i PDK-së.
Pas një përplasje që kanë pasur VV e LDK në fillim të këtij viti, Sulltan Badalli nga Partia Demokratike e Kosovës kishte arritur te siguronte votat për t’u zgjedhur kryesues i Kuvendit Komunal në Prizren me 17 vota kundrejt kundër kandidatit nga Lëvizja Vetëvendosje, Muharrem Elezkurtaj, i cili kishte marr 16 vota. LDK-ja e kishte braktisur sallën e Kuvendit, ndërsa AAK e NISMA kishin votuar për kandidatin e PDK-së.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...