Vjosa Osmani, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe femra më e votuar në zgjedhjet e 11 qershorit ka bërë të ditur se kanë zhvilluar një takim inicial me grupin parlamentar të LDK-së ku unanimisht është vendosur që nuk do të ketë koalicion me PDK-në apo me PAN-in.
Po ashtu është thënë që LDK-ja do të jetë e hapur për të diskutuar me Vetëvendosjen, por edhe me AAK-në dhe Nismën, në qoftë se ato shkëputen nga PDK-ja.
Në intervistën për Radion Evropa e Lirë, Osmani flet edhe në lidhje me mundësinë që ajo të merr postin e kryetares së LDK-së.
“Votuesi i LDK-së, tash më shumë se çdo herë tjetër ka qenë i qartë, në raport me secilin prej nesh se e kundërshton çdo lloj bashkëpunimi me PDK-në, dhe rrjedhimisht edhe me një koalicion ku bën pjesë PDK-ja, që në këtë rast është koalicioni PAN. Pra, absolutisht asnjë anëtar i LDK-së, qoftë në lidership, qoftë anëtar i thjeshtë, nuk ka mandat që të negociojë me PAN-in ose PDK-në dhe nuk ka mandat që të arrijë marrëveshje koalicioni me këtë parti, e cila e ka dëshmuar, për vite me radhë, në fakt që nga ekzistenca e saj, që është kundërshtari ynë kryesor politik dhe është e pamundur që të arrihen suksese evidente në një koalicion me një parti të tillë. Prandaj, përgjigja e qytetarëve në raport me LDK-në ka qenë e qartë dhe nuk ka mënyrë që do të mund të arsyetohej çfarëdo koalicioni me PDK-në apo me PAN-in. Pra, kjo është tërësisht e përjashtuar”, tha Osmani.
Sipas saj, tani, ka një numër të madh të njerëzve brenda LDK-së, që preferojnë që LDK-ja të qëndrojë në opozitë dhe të përqendrohet në reforma gjatë këtyre viteve.
“Mirëpo, për shkak të konstelacioneve të numrave tani në Kuvend, LDK-ja natyrisht që duhet të angazhohet pozitivisht që të bisedojë edhe me VV-në, por në qoftë se AAK-ja dhe Nisma shkëputen nga PDK-ja edhe me ato të shihet se cila do të jetë mundësia që LDK-ja të ketë një rol të rëndësishëm në hapjen e rrugëve të Kosovës, qoftë në Bashkimin Evropian në përgjithësi në perspektivën e saj euro-atlantike”, u shpreh deputetja e LDK-së.
Ajo më tej shtoi se aktualisht nuk ka përgjigje përfundimtare se cili do të jetë rezultati apo epilogu i bisedimeve me Vetëvendosjen apo potencialisht me AAK-në dhe Nismën, në qoftë se shkëputen nga PDK-ja, por si mundësi ekzistojnë.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...