Njohësi i çështjeve politike Albinot Maloku, në një intervistë dhënë për portalin arbresh.info, ka komentuar aktualitetin politik në vend.
Maloku, duke e cilësuar si jo kushtetues takimin e presidentit Hashim Thaçi, me liderët e subjekteve politike për formimin e qeverisë së re, u shpreh se Presidenti do të duhej të konsultohej për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme pas pandemisë.
“Më mirë kishte me qenë që qeveria në detyrë të funksionojë deri në qetësimin e situatës dhe të kemi zgjedhje të parakohshme”, deklaroi Maloku.
Ai tha se Lidhja Demokratike e Kosovës e futi Kosovën në krizë politike në kohë pandemie
“Deri më tani kemi pasur rrëzim të qeverisë me mocion mosbesimi, por asnjëherë nuk kemi pasur formim qeverie në këtë mënyrë ngase as Kushtetuta nuk e lejon. VV, nuk ka arsyeje të jep asnjë kandidat e as LDK e cila e futi Kosovën në krizë politike në kohë pandemie, nuk ka nevojë të formojë qeveri të re”, shprehet ai.
Politologu Maloku, tha se asnjë kandidat për kryeministër që do ta propozonte LDK-ja, nuk do ishte e barabartë me Vjosa Osmanin.
“Lidhja Demokratike e Kosovës, rezultatin e 6 tetorit e pati me Vjosa Osmanin. LDK, tashmë nuk është në pozicion të gjej një faktor unifikues që pati Vjosa Osmani në një situatë krejtësisht normale. LDK, ka personalitete të mirë që mund të jenë kandidatë për kryeministër, por asnjë prej tyre nuk mund të krahasohet me Vjosa Osmanin”, deklaroi ai.
Sipas Malokut, Lidhja Demokratike e Kosovës, ka nevojë për një reformë të thellë brenda saj ngase rrëzimi i qeverisë Kurti nuk ishte e ndërgjegjshme.
“LDK, më e sinqertë do ish të kalojë në një reformë të thellë, por nëse nuk e shohin të arsyeshme këtë atëherë asnjë kandidat i saj nuk do ishte interesant, nuk është i nivelit të barabartë me zonjën Osmani. Nuk ishte ndërgjeshmëri rrëzimi i qeverisë në kohë pandemie. Mund të letë legjitimitet qeveria e formuar nga LDK, por në asnjë mënyrë nuk do ishte baraz me qeverinë e Kurti”.
Maloku ka komentuar edhe në lidhje me qëndrimin e Partisë Demokratike të Kosovës, të cilën e ka quajtur serioze.
“Partia Demokratike e Kosovës është treguar më serioze dhe ka pasur një konsistencë prej momentit kur tregoi pjekuri politike që ka humbur zgjedhjet dhe tashmë nuk është i shëndetshëm formimi i një qeverie me rrugë anësore, dhe për këtë kanë shprehur se do të mbesin në opozitë. Pra është qëndrim që duhet të merret shembull, se janë treguar serioz”, përfundoi ai./A.Begolli/arbresh.info/
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...