Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka dorëzuar të premten në Gjykatën Kushtetuese, vendimin për ndryshimin e Statutit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Ligjin për Komisionin e pavarur të mediave, Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës.
Shefi i GP të LDK-së, Arben Gashi ka thënë se ligji për KPK ka një bazë të theksuar kundër-kushtetues duke centralizuar dhe politizuar KPK-në, për ligjin për KPM-në ai tha se synon të kontrolloj mediat dhe se statuti i ndryshuar i UP-së ka shkelje të Kushtetutës.
Ai ka thënë se këtë veprim LDK-ja e ka marr për të ruajtur rendin kushtetues të Kosovës dhe se presin që Kushtetuesja të marr vendim sa më shpejt.
“Në vazhdën e kujdesit për shëndetin demokracisë dhe rendin Kushtetuese të Kosovës, sot ne dorëzuam tri kërkesat për vlerësim të kushtetutshmërisë se vendimmarrjes së propozuar nga qeveria dhe të martuara nga Kuvendi”, ka thënë aiKëto ligje në Kushtetuese dje i ka dërguar edhe Partia Demokratike e Kosovës./eo
Rizvanolli i quan “gënjeshtra” pretendimet se pajisjet efiçi...
Inter e mbyll me stilin vitin 2024 – mposht me rezultat komo...
Këmbësori goditet nga vetura te Bill Clintoni në Prishtinë
KOSTT: Rikthehet furnizimi me rrymë në Gjilan
Rriten rastet e norovirusit në ShBA
Haradinaj e çon Specialen në Gjykatën e Strasburgut