LDK-ja diskuton për koalicionin me Vetëvendosjen, gjatë ditës pritet takimi Kurti-Mustafa

11:25 | 27 Janar 2020
Arbresh.info

Mbrëmë ka përfunduar afati që Lidhja Demokratike e Kosovës i ka dhënë Lëvizjes Vetëvendosjes për të reflektuar rreth marrëveshjes për koalicion.

E ndonëse afati ka skaduar as një fjalë nga Lëvizja Vetëvendosjes nuk është thënë deri më tash.

Ndonëse të kontaktuar nga arbresh.info, nga VV-ja kanë thënë se as për sot nuk është parapara ndonjë takim por që mësohet që gjatë ditës do të ndodh një takim i tillë.

Përderisa kjo Lëvizje rri e heshtur një gjë të tillë nuk po e bënë edhe partia tjetër LDK.

arbresh.info mëson jo zyrtarisht se gjatë ditës së sotme kjo parti do të mblidhet për të diskutuar rreth çështjes së koalicionit pas përfundimit të kohës që i kanë dhënë VV-së.

Në këtë takim pritet të diskutohet rreth vendimit përfundimtarë rreth koalicionit me VV-në.

Kujtojmë se këto dy parti për më shumë se 3 muaj janë në një përpjekje për arritjen e koalicionit por që ndarja e dikastereve është problemi kryesor për mos arritje të marrëveshjes deri tash.

Tashmë në tavolinën e diskutimit kanë mbetur dy oferta të ndryshme të këtyre dy partive./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme