Lajmëtari Bajram Gecaj është ngutur sonte ta jep lajmin në Facebook se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) po shënon 27 vjetorin e themelimit në Lipjan.
Këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook një fotografi bashkë me të parin e LDK-së dhe qeverisë, shefin e Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, ministren e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami (LDK), deputetin e kësaj partie, Anton Qunin, kryetarin e Lipjanit, Imri Ahmeti (LDK), etj.
Mirëpo me këtë rast Gecaj i ka bërë reklamë edhe një kompanie nga Serbia, shkruan lajmi.net.
Bëhet fjalë për kompaninë serbe të prodhimit të lëngjeve, Takovo.
“Breskva” (pjeshkë në gjuhën serbe) është lëngu që krerët e LDK-së e kanë pasur në tavolinë.
Duke pasur dhjetëra prodhime kosovare të lëngjeve, qeveria dhe kryeministri promovojnë lëngje të Takovo-s serbe.
Sigurisht se ministrja Bajrami që udhëheqë me dikasterin e tregtisë e dinë se çfarë raporti negativ ka Kosova me Serbinë sa i përket import-eksportit të mallrave.
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...